×
  • Lajme
  • Botë

    Pandemia detyron BE të zhvillojë samitin e radhës virtualisht

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 8:11

    Samiti i BE-së i cili ishte planifikuar për t’u zhvilluar në datat 25-26 Mars në Bruksel do të mbahet nëpërmjet video-konferencave për shkak të valës së tretë të pandemisë së coronavirusit dhe shtimit të rasteve të infektimeve me mutacionet e reja.


    Vendimi është komunikuar nga Zëdhënësi i Shtypit të BE, i cili ka lajmëruar se kreu i Këshillit Europian Charles Michel duke parë situatën e krizës sanitare nuk mund të rrezikonte zhvillimin e samitit në prezencë të turmave të mëdha.

    Sipas axhendës zyrtare të takimeve 27 liderët e BE-së do të diskutonin nga afër planet për vaksinimin e popullsisë europiane dhe lëshimin e certifikatave të vaksinës për të lejuar rikthimin e lirë të qarkullimit ndërkombëtar brenda kontinentit europian, por gjithashtu do të debatoheshin dhe çështjet e “nxehta” diplomatike si marrëdhëniet e bllokut me Turqinë dhe me Rusinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!