Të dhënat e Bashkimit Evropian për azilin dhe kalimet e parregullta të kufijve në dhjetë muajt e parë të vitit 2020 tregojnë se pandemia COVID-19 ndikoi në uljen e valës së migrimit në BE.
BE në tërësi regjistroi një rënie prej 33 për qind krahasuar me një vit më parë kur bëhet fjalë për kërkesat për azil, dhe në të njëjtën kohë kalimet e parregullta të kufirit arritën nivelin më të ulët në gjashtë vitet e fundit.
Komisioni Evropian deklaron se ndikimi i COVID-19 në migrim nuk u manifestua nga një rënie e qëndrueshme në të gjitha pjesët e BE dhe se numri i përgjithshëm i ardhjeve ilegale në BE filloi të rritet në gjysmën e dytë të vitit 2020 pas një rënie të mprehtë ne prill.
BE pret që të dhënat e azhurnuara për zhvillimin e popullsisë si një e tërë, në vitin 2020, duke përfshirë migracionin e ligjshëm, do të tregojnë një rënie të mprehtë të migrimit total për shkak të kufizimeve aktuale të vendosura në të gjithë BE për thyerjen e pandemisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.