Deri sa masat kufizuese për të frenuar përhapjen e koronavirusit, kanë prekur një numër të madh të sektorëve në Bashkimin Evropian, eksportet e automjeteve janë prekur më së shumti.
Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, në mesin e eksporteve të mallrave jashtë BE-së, rënia më e madhe në terma absolute u regjistrua në makineri dhe eksporte të automjeteve, gjegjësisht krahasuar me muajin janar, një rënie me 14 miliardë euro ose 20 për qind në muajin mars.
“Në terma relativ, energjia u ul më së shumti 2 miliardë ose 25 për qind”, njofton Eurostat, përcjellë Telegrafi.
Sa i përket importit të makinerive dhe automjeteve, shënuan rënie prej 15 për qind, mallrat e tjerë të prodhuar me 16 për qind dhe energjia me 31 për qind.
Sipas të dhënave të fundit, numri i të infekuarve me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 5 milionë, me mbi 333 mijë të vdekur dhe afër 2 milionë të shëruar./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.