Pasagjerët e një avioni të Ryanair që ishte nisur nga Londra për në Bolonja kanë përjetuar momente të vërteta paniku, pasi një nga motorët shpërtheu në flakë pak para se ai të ulej në pistën e aeroportit italian.
E gjitha ngjarja ndodhi të enjten e kaluar, kur avioni, i cili kishte nisur të ulej në aeroportin e Bolonjës, u përplas me një tufë të madhe zogjsh, duke shkaktuar dëmtimin e motorit të djathtë dhe shpërthimit të tij në flakë.
Shumë nga zogjtë u përplasën me dritaren e pilotit, duke e mbushur me gjak e pupla dhe vështirësuan në këtë mënyrë dhe pamjen e tij për të ulur mjetin fluturues.
Ekipet e ekspertëve shkuan menjëherë në pistë dhe konstatuan se motori i avionit kishte pësuar dëme të konsiderueshme. Fatmirësisht, nuk pati asnjë të lënduar te pasagjerët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.