Në mediat sociale po qarkullojnë pamje, të cilat dyshohet se tregojnë situatën në një spital në Wuhan, një qytet me 11 milion njerëz, ku filloi epidemia e koronavirusit.


Sipas CNN, që po ashtu ka transmetuar këto pamje, vërtetësia e kësaj viedoje që po qarkullon nuk mund të konstatohet. Megjithatë, reporterët e CNN-së analizuan pamjet dhe dialektet e njerëzve në të, gjë që ka bërë të besojnë se pamjet janë autentike.

Gjithashtu, ajo që shihet në video është në përputhje me ato që raportojnë mediat kineze.

Reklamë

Videoja tregon një korridor të mbushur me pacientë. Ndërkohë një punonjëse e spitalit dëgjohet duke ulëritur: “Pushoni të gjithë, më dëgjoni. Qetësi”.

Ajo udhëzon punëtorët e tjerë që të sistemojnë njerëzit që vijnë për analiza.

Deri më tani ka shkuar në mbi 20 numri i të vdekurve nga virusi në Kinë.

Shikoni pamjet:

https://www.youtube.com/watch?v=aqQKjQdeUDo

Reklamë