Papa Françesku anuloi takimet e tij të planifikuara për të hënën për shkak të një gripi të lehtë, tha Vatikani në një deklaratë.
Vatikani tha se Papa 87-vjeçar e mori vendimin si një masë paraprake në funksion të udhëtimit të tij të planifikuar katërditor në Luksemburg dhe Belgjikë më vonë këtë javë, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Françesku kishte planifikuar të fillojë udhëtimin, vizitën e tij të 46-të të jashtë vendit si Papë, të enjten. Ajo vjen më pak se dy javë pasi ai u kthye nga një turne 12-ditor në katër vende të Azisë Juglindore dhe Oqeanisë, raporton Reuters, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.