Gruaja është ajo që jep harmoni dhe kuptim për planetin. Kjo është njëra nga pjesët më goditëse të një predikimi nga Papa Françesku.
Papa pati thënë se gruaja sjell një pasuri që mashkulli nuk e gjen në botë, gruaja sjell harmoni në Krijim. Qëllimi i saj nuk është që të lajë enët, por është ta bëjë botën më të bukur duke e mbushur me dashuri dhe butësi.
Papa Françesku ishte shprehur se e jona është një shoqëri me një qëndrim të fortë mashkullor dhe se, shpesh, kur bëhet fjalë për femrat, ato lidhen vetëm me detyrat që duhet të përmbushin në shtëpi, pa marrë në konsideratë që gruaja, në racën njerëzore, kryen një mision që shkon shumë më tej dhe që mashkulli nuk mund ta bëjë kurrë.
“Burri dhe gruaja nuk janë të barabartë, nuk janë më superior se njëri-tjetri, jo. Gruaja sjell harmoni që na mëson të ushqejmë dashuri dhe butësi, dhe që e bën botën një gjë të bukur”, tha Papa.
Në reflektimin e tij, Papa foli për figurën dhe rolin e femrës duke filluar nga Krijimi i transmetuar në librin e Zanafillës.
“Gruaja është harmoni, është poezi, është bukuria!”, tha ai.
Çfarë mendoni për fjalët e Papa Françeskut? Lini një koment dhe postojeni në Facebook mesazhin e tij të fortë, në mënyrë që miqtë tuaj të mund të ndjejnë reflektimin e tij të mrekullueshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.