×
  • Lajme
  • Botë

    Papa Francesku merr dozën e dytë të vaksinës

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 12:43

    Papa Francesku ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës anti-COVID. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Ansa, e cila i referohet burimeve të saj brenda Vatikanit.


    Papa dozën e parë të vaksinës e mori më 13 janar. Sipas protokolleve mjekësore, doza e dytë e vaksinës anti-covid injektohet 3 javë më vonë.

    Kështu që sot, kreu i Vatikanit u paraqit në klinikën mjekësore ku iu injektua doza e dytë e vaksinës për të patur imunizim të plotë ndaj koronavirusit COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!