×
  • Lajme
  • Botë

    Papa Françesku shihet si rrallëherë pa veshjen e tij të zakonshme

    Reporteri
    12 Prill 2025 | 16:18

    Papa Françesku është parë pa veshjen e tij tradicionale papale teksa vizitoi Bazilikën e Shën Pjetrit të enjten.

    Papa ndaloi shkurtimisht për të përshëndetur vizitorët ndërsa ishte ulur në një karrige me rrota, i veshur me pantallona të zeza, një këmishë të bardhë me mëngë të gjata dhe një batanije të mbështjellë rreth shpatullave. Ai mbante gjithashtu një tub oksigjeni.

    Të mërkurën, ai zhvilloi një takim privat në Vatikan me Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla, ku u uroi atyre për 20 vjetorin e martesës. Në imazhet e publikuara nga Vatikani, Papa mund të shihet i veshur me veshjen e tij të zakonshme të bardhë papale.

    Papa, 88 vjeç, doli nga spitali në fund të marsit pas pesë javësh trajtimi dhe po shërohet në Vatikan./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!