×
  • Lajme
  • Botë

    Papa Françesku uron Pashkët: Nuk mund të ketë paqe pa lirinë e mendimit

    Reporteri
    20 Prill 2025 | 16:44

    Papa Françesku është shfaqur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për t`u uruar pashkët mijëra besimtarëve.

    Papa, i cili akualisht është 88 vjeçar, përshëndeti ata nga karroca e tij, teksa besimtarët e kishin pritur gjatë pas lirimit të tij nga spitali pas pesë javësh.

    Papa u duk i dobët me shëndet, raporton BBC, ndërsa doli në Pashkën e së dielës, duke thënë fjalët: “Vëllezër dhe motra të dashur, Gëzuar Pashkët.”

    “Nuk mund të ketë paqe pa lirinë e fesë, lirinë e mendimit, lirinë e shprehjes dhe respektin për pikëpamjet e të tjerëve,” tha anëtari i klerit, ndërsa Papa qëndronte ulur pranë tij.

    Viti jubilar nisi më 24 dhjetor, kur Papa hapi “Derën e Shenjtë” në Bazilikën e Shën Pjetrit – një derë që zakonisht është e mbyllur me mur. Katolikët besojnë se kalimi përmes saj sjell falje mëkatesh.

    Për herë të parë që nga zgjedhja si Papë në vitin 2013, ai ka munguar në shumicën e ngjarjeve të Javës së Shenjtë, përfshirë edhe vigjiljen e Pashkëve të së shtunës në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku detyrat e tij i delegoi te kardinalët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!