×
  • Lajme
  • Botë

    Papa Françeskun se keni parë kurrë kaq të nervozuar: Shikoni si i reagoi gruas që ia kapi dorën

    Reporteri
    01 Janar 2020 | 13:51

    Papa Françesku po përshëndeste me gëzim fëmijët dhe pelegrinët në Sheshin e Shën Pjetrit të martën, ndërsa në një moment një grua e kapi për dore duke e tërhequr, gjë që e bëri nervoz atë.


    Papa po shkonte drejt skenës së Lindjes në qendër të qytetit të Vatikanit.

    Ndërsa u largua nga turma, një grua ia kapi dorën dhe e tërhoqi drejt saj.

    https://www.facebook.com/ABCNews/videos/523593548500292/

    Ai u mërzit dukshëm dhe filloi të godiste dorën e gruas në një përpjekje për të çliruar veten nga kontrolli i saj, dhe ai i bërtiti gruas.

    Para incidentit, gruaja kishte bërë një shenjë të kryqit. Ajo iu drejtua papës 83-vjeçar ndërsa ajo kapi dorën, por është e paqartë se çfarë po përpiqej t’i tregonte.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!