×
  • Lajme
  • Botë

    Papa kujton Nënë Terezën: Lutu për ne, për më shumë bamirësi dhe dashuri

    Reporteri
    05 Shtator 2020 | 15:50

    Shenjtërimi i nënë Terezës është kujtuar edhe nga Papa Françesku.


    Kreu i Vatikanit, përmes një postimi në Twitter, ka drejtuar një lutje të posaçme.

    “Nënë Tereza, bamirësja e pa lodhur, lutu për ne, që qëllimi i çdo aksioni në jetë, të jetë dashuria e ofruar falas për të gjithë pa dallimin e gjuhës, kulturës, racës ose fesë”, – shkruan Papa.

    Anjëze Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në vitin 1910 në Shkup, ishte një humaniste e njohur në gjithë botën dhe fituese e çmimit nobel për paqen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!