×
  • Lajme
  • Botë / Vatikan

    Papa Leoni XIV bën thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 14:31

    Para një audience me mbi 6.000 mijë gazetarë, Papa Leoni XIV, bëri thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur në mbarë botën.

    Duke folur para gazetarëve që kishin shkuar në Romë për të mbuluar zgjedhjen e tij si papa i parë amerikan, lirinë e fjalës dhe të medias, ai e quajti “dhuratë të çmuar”.

    Papa Leoni u prit me ovacione ndërsa hyri në auditorin e Vatikanit për takimin e tij të parë me përfaqësues të publikut të gjerë.

    Ai u bëri thirrje gazetarëve të përdorin fjalët për paqe, të refuzojnë luftën dhe tu “japin zë” atyre që nuk kanë.

    “Kisha sheh te këta dëshmitarë – po mendoj për ata që raportojnë nga lufta edhe duke rrezikuar jetën e tyre, guximin e atyre që mbrojnë dinjitetin, drejtësinë dhe të drejtën e njerëzve për t’u informuar, sepse vetëm njerëzit e informuar mund të bëjnë zgjedhje të lira”, tha ai.

    Papa Leoni shprehu solidaritet me gazetarët e burgosur anembanë botës.

    “Vuajtja e këtyre gazetarëve të burgosur sfidon ndërgjegjen e kombeve dhe të komunitetit ndërkombëtar, duke na thirrur të gjithëve që të mbrojmë dhuratën e çmuar të lirisë së fjalës dhe të shtypit”.

    Pas fjalimit të shkurtër, ku reflektori mbi fuqinë e fjalës për të bërë mirë, ai përshëndeti disa nga gazetarët në rreshtat e parë dhe më pas shtrëngoi duart me turmën duke kaluar nëpër korridorin qendror.

    Gazetarët më vonë ndanë disa nga fjalët e pakta që shkëmbyen me të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!