×
  • Lajme
  • Botë

    Papa mban ceremoninë e Krishtlindjes më herët për shkak të orës policore

    Reporteri
    25 Dhjetor 2020 | 0:06

    Papa Françesku ka dhënë mesazhet për Krishtlindje më herët të enjten në një kongregacion të vogël në Bazilikën e Shën Pjetrit për t’iu përmbajtur orës policore të Italisë e cila fillon nga ora 22:00.


    Për të festuar me vigjilencë Krishtlindjet, ceremonia filloi në ora 19:30 të kohës lokale me të pranishmit që ishin duke mbajtur maskat, njofton Klan Kosova.

    Gjithashtu në përputhje me kufizimet e COVID-19, Papa nuk do të bëjë paraqitje në Sheshin e Shën Pjetrit gjatë gjithë sezonit të festave, ku zakonisht do të ofronte bekime për turmën.

    “Kjo është ajo e Krishtlindje që na mundëson të rilindim çdo vit dhe të gjejmë tek Jezui forcën e nevojshme për t’u përballur me çdo provë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!