Papa Françesku ka marrë vendim kundër lejimit të burrave të martuar që të shërbejnë si priftrinjë në rajonin e Amazonës.
Kjo ide ishte si mundësi për të mbuluar mungesën e priftërinjëve në atë zonë.
Në deklaratën e Vatikanit thuhet: “Amazona na sfidon që t’i tejkalojmë pikëpamjet e kufizuara dhe jo vetëm ta kënaqim veten me zgjidhje që funksionojnë vetëm për një pjesë të problemit.”
Në tetor të vitit të kaluar, një grup prej 184 shërbyesve të lartë kishtarë u takuan në Vatikan për të diskutuar për të ardhmen e Kishës në Amazonë. Në këtë takim ishte thënë se burrat e moshuar dhe të martuar duhet të lejohen që të bëhen priftërinj.
Sidoqoftë, sipas këtij propozimi, burrat e martuar duhej të ishin shumë të respektuar dhe duhej të ishin pjesë e komuniteteve autoktone, shkruan BBC.
Besohet se banorët e 85 për qind të fshatrave të Amazonës nuk kanë mundësi të mbajnë mesha për shkak të mungesës së priftërinjve.
Papa më parë kishte thënë se do ta shqyrtonte mundësinë e ndryshimit të rregullës kishtare, por në fund mori vendim negativ./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.