Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen, ka vlerësuar sot se po rritet presioni ndërkombëtar, mbi vendin e tij lidhur me operacionet ushtarake në Rripin e Gazës dhe se duhet të bëhen përpjekje për të zgjeruar “legjitimitetin” e tyre.
Ai vlerësoi se dritarja diplomatike është rreth dy ose tre javë përpara se presioni ndërkombëtar të fillojë të rritet seriozisht, megjithëse ai nuk tha se çfarë do të pasonte nga ai presion, transmeton Reporteri.net.
“Kemi dy deri në tre javë përpara se presioni ndërkombëtar të rritet seriozisht, por ministria e jashtme po përpiqet të zgjerojë kuadrin e legjitimitetit dhe luftimet do të vazhdojnë për aq kohë sa të duhet”, tha ministri i Jashtëm, Eli Cohen.
Cohen gjithashtu argumentoi se çështja e rreth 240 pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza është një mjet qendror që i jep Izraelit legjitimitet për të vazhduar luftën dhe se bota pranon se Izraeli nuk do të ndalet derisa pengjet të lirohen.
Më shumë se pesë javë pas fillimit të luftës që shkaktoi një sulm të paprecedentë nga Hamas në tokën izraelite më 7 tetor, organizatat ndërkombëtare të ndihmës po bëjnë thirrje me këmbëngulje për një armëpushim në Rripin e Gazës, që është nën bombardimet izraelite dhe ku ka mungesë të ujit të pijshëm dhe ilaçeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.