Pavarësisht ndryshimit të tonit me presidentin rus Vladimir Putin, Donald Trump nuk ishte aspak pozitiv për Volodymyr Zelensky të Ukrainës, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Duke folur për gazetarët në “Air Force One”, Trump tha se udhëheqësi ukrainas do të kishte “probleme të mëdha” nëse do të përpiqej të “tërhiqej” nga marrëveshja për mineralet e rralla të tokës.
Të premten, Zelensky tha se qeveria e tij po shqyrtonte tekstin e marrëveshjes së fundit të mineraleve që mori nga ShBA-ja, ku presidenti ukrainas tha se ai nuk mund të pranonte asgjë që kërcënonte integrimin e Ukrainës në BE.
Trump u tha gazetarëve në Air Force One: “Ne bëmë një marrëveshje për tokë të rrallë dhe tani ai po thotë, mirë, e dini, unë dua ta rinegocioj marrëveshjen”
“Ai dëshiron të jetë anëtar i NATO-s. Epo, ai kurrë nuk do të jetë anëtar i NATO-s. Ai e kupton këtë. Pra, nëse ai kërkon të rinegociojë marrëveshjen, ai do të ketë probleme të mëdha”
/BBC/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.