Indianët janë paralajmëruar se nëse nuk e respektojnë karantinën do të qëllohen nga ushtria.
Ky paralajmërim shumë i ashpër erdhi pasi mijëra persona u panë sot duke mbajtur radhë për ushqime, duke mos respektuar distancimin social.
Në shtetin Telangana, kryebashkiaku Kalvakuntla Chandrashekhar kërcënoi në këtë mënyrë: “Ju lutem, mos e bëni veten që të shkojë deri këtu puna, shkruan a2news. Administrata nuk mund të ndalojë secilin prej jush dhe do të më duhet të thërras ushtrinë dhe t’i them që të qëllojnë këdo që shkel karantinën. Ju lutem, qëndroni në shtëpi”.
Në Indi ka 649 raste me koronavirus, ndërsa numri i të vdekurve është 13.
Ekspertët paralajmërojnë se deri vitin tjetër, 500 milionë indianë mund të preken nga koronavirusi deri vitin tjetër, duke shkaktuar rreth 1 milion viktima.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.