Mbesa e Donald Trump ka paralajmëruar për muaj të rrezikshëm, duke thënë se Trump po planifikon grusht shteti, ndërsa Joe Biden ngjit shkallët drejt Shtëpisë së Bardhë. Donald Trump ka tronditur mbarë opionin publik duke thënë se demokratët kanë manipuluar dhe vjedhur zgjedhjet amerikane, pavarësisht se deri më tani nuk ka asnjë provë për këtë.
Situata është tensionuar teksa Joe Biden ka marrë kryesimin në shtetet kryesore, Georgia dhe Penslivania.
Mary Trump, e cila është ka shkruar edhe librin e famshëm që tregon se si familja e saj krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë, thotë se ai kurrë nuk do të pranojë të qënurit humbës.
Në intervistën për MSNBC ajo tha: Ai nuk ka qënë kurrë në këtë pozicion më parë. Askush nuk mund ta shpëtojë me kush. Askush nuk mund ta blejë. Ai është i dëshpërua, po përplaset. Dhe nuk ka asgjë legjitime që mund të bëjë, përveçse të nisë një lojë të rrezikshme. Kjo nuk është vetëm Donald i turpëruar apo gënjeshtar. Është Donald që po flet për një grusht shteti në tentativë. Udhëheqësi i një vendi që përpiqet me dëshpërim të delegjitimojë zgjedhjet. Është e pahijshme dhe dikush duhet të ndërhyjë dhe ta ndalojë atë.’
Joe Biden epërsi në Pensilvani, ekipi i Trump këmbëngul: Nuk ka mbaruar ende!
Kur u pyet në lidhje me gjendjen shpirtërore të presidentit, Mery Trump tha se xhaxhai i saj do ketë rënë në një tërbim të pakontrollueshëm . E pyetur se si do të jetonte ai larg presidencës, ajo tha: Do të jenë disa muaj shumë të rrezikshëm.