Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se pandemia Covid-19 në SHBA mund të përkeqësohet para se të përmirësohet.
Trump gjithashtu u kërkoi të gjithë amerikanëve të mbajnë maska mbrojtëse për fytyrën, duke thënë ata do të kenë efekt dhe mbajtja e tyre tregon “patriotizëm”.
Presidenti, i cili nuk kishte vënë maskë gjatë konferencës, më parë i ka vlerësuar ato si jo sanitare, shkruan BBC.
Kjo ishte konferenca e parë për media e task-forcës së Shtëpisë së Bardhë pasi ato ishin ndërprerë muaj më parë.
Konferencat e përditshme të lajmeve në Shtëpinë e Bardhë përfunduan menjëherë pasi Trump sugjeroi në prill se virusi mund të mjekohet duke injektuar dezinfektues te njerëzit.
”Me siguri, fatkeqësisht do të përkeqësohet para se të përmirësohet. Diçka që nuk më pëlqen ta them, por kështu është”, tha presidenti amerikan.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i të infektuareve në SHBA ka arritur në mbi 3.9 milionë, ndërsa i viktimave në mbi 142,000.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.