Parashikim pesimist nga themeluesi i Microsoft, Bill Gates, lidhur me pandeminë e koronavirusit.
Në një intervistë për gazetën italiane “La Stampa”, ai thotë se nëse nuk ndërhyhet numri i të vdekurve në SHBA do të kthehet në nivelet e pranverës.
“Edhe vitin që vjen do të ketë shumë të vdekur dhe në vitin 2022 pandemia do të marrë fund. Lajmi i mirë është se kemi disa vaksina premtuese të cilat mund të autorizohen për përdorim. Pres që 2-3 prej tyre të funksionojnë”, tha Gates, i cili ka financuar njërën nga vaksinat në testim.
Lidhur me sjelljen e SHBA me vaksinës, Gates deklaron se “SHBA-të janë kontradiktore, pasi për kërkime kanë më shumë para të bëra bashkë, por nuk janë vënë në lëvizje. Unë shpresoj që kjo administratë apo tjetra që do të vijë, ti kushtojë më shumë kohë prodhimit të vaksinës”.
Po ashtu ai akuzoi administratën e Donald Trump, se nuk bashkëpunon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.