×
  • Lajme
  • Botë

    Parashikoi pandeminë në vitin 2017, raporti amerikan jep panoramën e zymtë që na pret 20 vitet e ardhshme

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 23:43

    Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë publikuar një raport prej 150 faqesh, që përmban parashikime për atë që do të ndodhë në botë në 2 dekadat e ardhshme.


    Raporti i “Trendeve globale” publikohet çdo 4 vite nga Këshilli i Inteligjencës Kombëtare i qeverisë amerikane dhe thuhet se koronavirusi ka thelluar pabarazinë ekonomike, ka ulur rezervat e qeverive dhe ka theksuar ndjenjat nacionaliste.

    Ndërkohë, edhe parashikimet deri në vitin 2040 nuk janë të mira. Raporti thotë se në 20 vitet e ardhshme do të ngadalësohet rritja e popullsisë globale, ndryshimet klimaterike do të përkeqësohen, marrëdhëniet ndërkombëtare do të bëhen kaotike dhe uria do të jetë e kudondodhur.

    Raporti i vitit 2017 parashikonte se një pandemi globale në fillim të vitit 2020 do të çonte në ulje të skajshme të udhëtimeve, për të parandaluar përhapjen e saj. Ky parashikim duket se u mishërua me Covid-19, që ka marrë jetën e pothuajse 3 milionë personave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!