Parlamenti Evropian anuloi të enjten seancën plenare të javës tjetër në Strasburg.
“Me keqardhje njoftojmë se seanca plenare e javës së ardhshme nuk do të zhvillohet në Strasburg, por do të mbahet në distancë”, shkroi Presidenti i parlamentit David Sassoli, duke shtuar se situata në Francë dhe Belgjikë është “shumë serioze dhe udhëtimet nuk këshillohen”.
Parlamenti anuloi sesionet e tij të mëparshme në shtator dhe fillim të tetorit sepse rajoni u konsiderua një zonë e kuqe.
Por Sassoli shtoi se “Strasburgu mbetet selia e Parlamentit dhe ne do të bëjmë çmos që të kthehemi.
“Seanca plenare e javës së ardhshme do të drejtohet në distancë “me një axhendë të rishikuar e të reduktuar dhe një numër shumë të kufizuar të folësve”,thuhej në një shënim të brendshëm dërguar eurodeputetëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.