Parlamenti turk aprovoi të martën kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, duke e sjellë vendin nordik një hap më afër anëtarësimit në aleancën ushtarake pas 20 muajsh vonesë, shkruan CNN, transmeton Reporteri.net.
Nga 346 anëtarët e parlamentit të cilët votuan, 287 ishin në favor të pranimit të Suedisë dhe 55 votuan kundër. Katër të tjerë abstenuan.
Votimi ishte hapi i dytë i procesit të ratifikimit të Turqisë pasi Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit miratoi atë muajin e kaluar. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tani mund ta nënshkruajë protokollin në ligj.
Rezultati i të martës pastroi një pengesë të rëndësishme për pranimin e vendit nordik në aleancën ushtarake, me Hungarinë që tani është vendosur të jetë i vetmi shtet anëtar që nuk e ka ratifikuar ende pranimin e Suedisë.
Pas votimit të së martës në parlamentin turk, kryeministri suedez Kristersson tha se Suedia është “një hap më afër për t’u bërë një anëtare e plotë e NATO-s”.
Hungaria dhe Turqia ishin vendet e vetme anëtare të aleancës 31-kombëshe, që nuk e miratonin kërkesën e Suedisë për anëtarësim. Tani mbetet vetëm Hungaria.
Në Parlamentin e Hungarisë, votimi është vetëm formalitet, pasi komitetet revelante e kanë dhënë dritën e gjelbër./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.