Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz doli për vrap në ditën e zgjedhjeve, siç raporton Dutsche Welle, që publikoi një fotografi.
“Qetësi olimpike – Vrap në ditën e votimeve! Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i shoqëruar nga truprojat bën vrap në ditën e zgjedhjeve. Sondazhet për partinë e tij SPD nuk janë aspak optimiste!”, thuhet në postimin e DW.
SPD-ja e tij rrezikohet nga një humbje historike në zgjedhjet e sotme në Gjermani, sipas sondazheve.
Çdo rezultat nën 20% do të ishte më i keqi për këtë parti në historinë e pasluftës – dhe sondazhet e tregojnë atë shumë larg këtij pragu, aktualisht në 14%. Olaf Scholz do të bëhej kështu kancelari me mandatin më të shkurtër në 50 vitet e fundit dhe i vetmi socialdemokrat që nuk ka arritur të rizgjidhet si kancelar, shkruan DW.
Sipas sondazheve, Friedrich Merz ka shanset më të mira për të fituar kancelarinë. Kryetari i CDU-së udhëheq Unionin e CDU/CSU, i cili, pasi drejtoi vendin për 16 vjet, kaloi në opozitë në vitin 2021 dhe tani kërkon të rikthehet në pushtet. Në vendin e dytë, me rreth 20% të votave, është AfD-ja, një parti pjesërisht ekstremiste e djathtë. Kjo është dyfishi i rezultatit të saj në vitin 2021.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.