×
  • Lajme
  • Botë

    Partia Republikane amerikane rrezikohet nga fraksionet e brendshme

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 14:16

    Presidenti Xho Bajden mendon se opozita amerikane është në krizë identiteti dhe nuk po ndahet dot nga trashëgimia e Donald Trampit.


    Demokrati mposhti në nëntor paraardhësin republikan, edhe pse ky i fundit nuk e ka pranuar humbjen dhe pretendon se iu vodhën zgjedhjet.

    Ndër kritiket e forta të kësaj ideje është numri tre i Partisë Republikane, kongresmenia, Liz Çenei, e cila më herët u rreshtua me demokratët për shkarkimin e Trampit si president, e tani rrezikon vetë përjashtimin nga lidershipi i partisë.

    “Duket sikur Partia Republikane po përpiqet të gjejë se çfarë përfaqëson dhe është në mesin e një minirevolucioni. Prej vitesh jam demokrat; përplasje e mosmarrëveshje të brendshme kemi kaluar edhe ne, por nuk i mbaj mend të tilla.”

    Kongresmenia Çenei u bëri thirrje të mërkurën kolegëve republikanë se Partia e tyre ndodhet në një pikë kthese, dhe tashmë duhet të zgjedhin mes dy rrugëve: të ndjekin të vërtetën dhe frymën e Kushtetutës, ose t’i bashkohen kryqëzatës së ish-presidentit Tramp për të delegjitimuar rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit.

    Presidenti Bajden mendon se ai shpreson që kundërshtarët t’i zgjidhin shpejt dallimet e thella pasi opozita i duhet Amerikës.

    “Na duhet sistemi me dy parti. Nuk është i shëndetëshëm sistemi njëpartiak, por rrugëdalja duket e largët për republikanët.”

    Në zgjedhjet e nëntorit 2020, republikanët humbën presidencën, Dhomën e Ulët të Kongresit dhe avantazhin në Senat, humbje të pritura me revoltë nga mbështetësit më 6 janar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!