×
  • Lajme
  • Botë

    Pas 34 vitesh hetim, zgjidhet misteri i vrasjes së kryeministrit suedez Olof Palme

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 12:45

    Pas 34 vitesh mister, prokurorët suedezë kanë zbuluar emrin e njeriut që ka vrarë ish-kryeministrin suedez Olof Palme në vitin 1986.


    Mediat e huaja bëjnë me dije se se më në fund prokurorët kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin si Stig Engrstrom i njohur ndryshe si “Skandia Man”, që vrau veten në vitin 2000.

    Kryeprokurori Krister Petersson, më në fund ka njoftuar se janë mbyllë hetimet 34 vjeçare mbi vdekjen e Palems. Palme ishte qëlluar nga pas derisa po kthehej në shtëpi në Stokholm, pasi kishte qenë në kinema së bashku me gruan e tij Lisbet.

    Është interesant se po atë ditë ai kishte liruar para kohe nga orari i punës ekipin e truprojave të tij, e vrasja kishte ndodhur në rrugën më të frekuentuar në Suedi, ku qindra dëshmitarë të rastit panë burrin që shtiu mbi të dhe më pas u largua me vrap nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë në lidhje me vrasjen e Palmes janë intervistuar mijëra njerëz./abcnews.al

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!