×
  • Lajme
  • Botë / Armëpushimi 4 ditor

    Pas 7 javësh luftë, hyn në fuqi armëpushimi në Gaza

    Reporteri
    24 Nëntor 2023 | 7:17
    Shkatërrimet në Rripin e Gazës. 22 nëntor 2023 | Foto: AFP

    Pas 7 javësh luftë, nga ora 7 e mëngjesit ka hyrë në fuqi armëpushimi prej të paktën katër ditësh mes Hamasit dhe Izraelit. Pauza katërditore në luftime do të shoqërohet me lirimin e 150 të burgosurve palestinezë, 50 pengjeve në Gaza dhe hyrjen e ndihmave.

    Tridhjetë e nëntë të burgosur palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite dhe 13 pengje në Gaza pritet të lirohen në orët e ardhshme, ndërsa kamionët e ndihmës do të kalojnë gjithashtu në Gaza.

    Sipas ndërmjetësuesve të Katarit, grupi i parë prej 13 pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi do të lirohet në orën 16:00 pasdite, kryesisht gra dhe fëmijë. Më pas, do të lirohen 39 gra dhe të mitur palestinezë të ndaluara në Izrael.

    Pak çaste përpara se armëpushimi të hynte në fuqi, u dëgjuan të shtëna me armë dhe mortaja, si dhe një sulm ajror pranë Gazës.

    Një raketë e lëshuar nga Gaza pas fillimit të armëpushimit u kap nga një bateri e mbrojtjes ajrore Iron Dome pranë kibucit kufitar izraelit të Kissufit dhe Ein Ha-Shlosha’. Sirenat e alarmit kishin rënë më parë në atë zonë. Nuk raportohet për dëme apo viktima.

    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit paralajmërojnë se lufta nuk ka përfunduar ende dhe se pauza humanitare është e përkohshme./a2cnn

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!