Rreth 10 mijë pelegrinë të huaj po mbërrijnë në Arabinë Saudite për të kryer Umran, pas një pauze shtatë-mujore për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pelegrinët duhet të izolohen tre ditë pas mbërritjes përpara se të transportohen në vende fetare.
Ata do të lejohen të qëndrojnë 10 ditë në Mbretëri, bazuar në njoftimin e fundit.
Ndërkohë, sipas Amr Al-Maddah, njëherësh zëvendësministri i Haxhit dhe Umres, testimi i pelegrinëve me moshë 50 vjeç ose më të rinj do të jetë i vazhdueshëm, derisa çdo rast i zbuluar do të monitorohet nga afër.
Miliona myslimanë nga e gjithë bota në kushte normale udhëtojnë në Arabinë Saudite për pelegrinazhet e Umres dhe Haxhit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.