×
  • Lajme
  • Botë

    Pas Austrisë, edhe Irlanda ndalon administrimin e vaksinës të AstraZeneca-s

    Reporteri
    15 Mars 2021 | 7:37

    Vaksina e Oksfordit e prodhuar prej kompanisë AstraZeneca është bërë objekt diskutimi përgjatë ditëve të fundit pasi në disa shtete është raportuar ka pasur mpiksje gjaku tek personat që e kanë marrë, madje edhe humbje jete. Megjithatë, OBSH i ka dhënë dritën jeshile duke thënë se gjasat për efekte serioze anësore janë statistikisht të vogla.


    Megjithatë autoritetet irlandeze të shëndetësisë kanë ndalur administrimin e kësaj vaksine pasi u vërtetua se disa njerëz patën reagim negativ përkundrejt dozës të parë. Ministria e Shëndetësisë Irlandeze ka nxituar të shpjegojë se bëhet fjalë për një ndalim të përkohshëm derisa të bëhen testet e nevojshme dhe jo për një pezullim të përhershëm të vaksinës.

    Për shkak të dyshimeve të mëdha përkundrejt kësaj vaksine, pothuajse në të gjitha shtetet e BE është ndaluar administrimi i saj tek të moshuarit mbi 65 vjeç. Vaksinat amerikane Johnson & Johnson dhe Pfizer janë vërtetuar deri tani shumë herë më të sigurta dhe efektive sipas matjeve të ekspertëve të shëndetësisë në shtetet ku janë bërë matjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!