Pas daljes nga BE, Britania e Madhe ka deklaruar se do të nënshkruajë të martën një marrëveshje historike me Turqinë, që ka të bëj me tregtinë e lirë midis dy vendeve.
Kjo do të jetë marrëveshja e parë ndërkombëtare e firmosur nga Londra pas asaj të së enjtes me Bashkimin Evropian. Sipas zyrtarëve britanikë, marrëveshja me Ankaranë do t’i sigurojë ishullit mijëra vende pune në sektorë si ai automobilistik dhe siderurgjik”.
Sipas marrëveshjes, nuk do të ekzistojnë më tarifa doganore mes vendeve, përtej produkteve bujqësore. Një klauzolë e marrëveshjes parashikon mundësinë e zgjerimit të masave lehtësuese midis dy vendeve edhe në sektorë të tjerë, si shërbimet digjitale, por edhe vetë bujqësinë.
Një marrëveshje e tillë pengohej nga fakti që Turqia ka një bashkim doganorë me BE-në, dhe nuk mund të firmoste një të tillë me Britaninë e Madhe para marrëveshjes për Brexit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.