×
  • Lajme
  • Botë

    Pas dy dozash të vaksinës, infermierja kineze rezulton pozitive me COVID-19

    Reporteri
    20 Mars 2021 | 21:55

    Rasti i parë lokal me koronavirus në Kinë që nga shkurti ishte një punëtore stafi në një spital e cila kishte marrë dy doza të vaksinës anti-COVID midis fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit.


    Pacientja, e identifikuar nga mbiemri i saj Liu, kishte punuar në zonën e karantinës së një spitali në qytetin Xian që prej 4 marsit dhe ishte kryesisht përgjegjëse për mbledhjen e mostrave nga njerëzit që pritej të testoheshin për koronavirus, raportoi Health Times, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste në pushtet të Kinës.

    Kina kishte raportuar rastin të enjten, duke e bërë atë rastin e parë të vendit të transmetuar brenda territorit që nga 14 shkurti.

    Health Times, duke cituar një grup të përbashkët ekspertësh të provincës Shaanxi, kanë thënë se Liu u infektua pasi u ekspozua aksidentalisht ndërsa ishte në zonën e karantinës së spitalit.

    Zeng Guang, ish-kryedemiolog i qendrës së kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve të Kinës, ka thënë se shkalla e mbrojtjes nga vaksina nuk është “100%” dhe se është “relative, dhe jo absolute”.

    Kina ka zhvilluar vaksinat e veta por Zeng nuk specifikoi se cilën vaksinë kishte marrë Liu.

    33 punonjës që punojnë në zonën e karantinës bashkë me Liu kishin rezultate negative të testit për COVID-19.

    Lajmi nga Kina erdhi ndërsa disa vende evropiane rifilluan vaksinimin e qytetarëve me vaksinën ‘’AstraZeneca’’ pasi Rregullatori i Bashkimit Evropian dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë dha dritën jeshile për përdorimin e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!