×
  • Lajme
  • Botë

    Pas Gjermanisë e Belgjikës, përmbytje të mëdha edhe në Turqi – 2 të vdekur

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 14:19

    Të paktën pesë persona kanë kanë vdekur dhe tre janë zhdukur pasi shirat e mëdha goditën bregdetin verilindor të Detit të Zi në Turqi.


    Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të tokës, transmeton Reporteri.net.

    Reshjet e mëdha goditën veçanërisht provincën e Rizës duke shkaktuar shembjen e një numri shtëpish, raporton AP.

    https://twitter.com/johndavidreece6/status/1415614677212598274?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1415614677212598274%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Finfo%2Fvesti%2Findex.php%3Fyyyy%3D2021mm%3D07dd%3D15nav_category%3D78nav_id%3D1891079

    Shirat e dendur mbyllën gjithashtu hyrjen në dhjetëra fshatra dhe ndërprenë energjinë elektrike.

    Trupi i një gruaje 75-vjeçare u gjet mes rrënojave të shtëpisë së saj trekatëshe në rrethin Muradie në Rize, ndërsa burri i saj dhe një burrë tjetër u raportuan të zhdukur.

    Rajoni turk i Detit të Zi shpesh goditet nga shira shkatërrues dhe përmbytje të rrëmbyeshme.

    Reshjet e mëdha të shiut çuan gjithashtu në përmbytje në Belgjikë dhe Gjermani, në të cilat mijëra shtëpi u shkatërruan dhe dhjetëra persona humbën jetën. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!