×
  • Lajme
  • Botë

    Pas izolimit, bien infektimet në Gjermani

    Reporteri
    10 Nëntor 2020 | 14:01

    24 orët e fundit sollën një rënie të numrit të rasteve në Gjermani.


    Vendi regjistroi 15.332 infektime te reja dhe 154 vdekje brenda një dite, të dhëna këto të përcjella nga Instituti i Virologjisë Robert Koch e që përbëjnë një rënie të dukshme, krahasuar me shifrat e fundjavës.

    Të premten, Gjermania kishte regjistruar gati 21.500 raste të reja dhe të shtunën thuajse 23.400.

    Berlini sakaq po e nxit BE-në të firmosë sa më shpejt një marrëveshje me firmën gjermane.

    BioNTech për të siguruar dozat vaksinës premtuese, të cilën ajo e ka krijuar së bashku me firmën amerikane Pfizer.

    Një ditë më parë, u njoftua se vaksina e tyre ishte 90% efikase/TCH.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!