Ekipi i hetuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë po përgatitet të lërë karantinën në qytetin kinez të Wuhan dhe të fillojë një hetim të shumëpritur për origjinën e pandemisë Covid.
Anëtarët e ekipit ndërkombëtar prej 13 personash do të përfundojnë karantinën e tyre dy-javore në 24 orët e ardhshme, duke u larguar në një qytet që dikur ishte qendra e shpërthimit global, por tani, një vit më pas, është kthyer kryesisht në normalitet.
Kontrolli i punës së ekipit do të jetë i pamasë, pasi ata ‘prekin’ në atë që ka të ngjarë të jetë një fushë e minuar politike në kërkim të zbulimit të origjinës së Covid-19.
“Sytë dhe vëmendja e botës janë fiksuar në këtë vëzhgim” tha virologu gjerman Marion Koopmans, i cili është pjesë e skuadrës që kanë shkuar në Kinë.
Skuadra e ka kaluar këtë periudhë 2-javore në konktakt via Skype me njëri-tjetrin por edhe me shkencëtarë kinezë për të diskutuar mbi ecurinë e procesit si dhe gjithë të panjohurat që priten të marrin përgjigje në përfundim të misionit.
Javën e kaluar, Paneli i Pavarur për Gatishmërinë dhe Reagimin Pandemik tha që OBSH dhe Kina mund të kishin vepruar më shpejt dhe më me forcë për të parandaluar fillimin e përhapjes së Covid-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.