Për shkak të sulmit terrorist të së hënës mbrëma në Vjenë të Austrisë, të martën në kryeqytetin austriak pati ndërprerje të mësimit.
Por gjatë të mërkurës pritet që nxënësit t’i kthehen shkollave.
Derisa në orën e parë atyre do tu flitet për sulmin terrorist, autor i së cilit ishte një shqiptar nga Maqedonia e Veriut qw la 4 të vdekur dhe disa të plagosur, para se të vritej edhe vet nga policia austriake .
Sot pasdite, Ministri i Brendshëm austriak Carl Nehammer kishte deklaruar se gjithçka aktualisht tregon për një autor të vetëm. Prandaj Vjena do të mbajë një “ditë normale shkollore” të mërkurën.
Nëse nuk ka urdhra të rinj nga autoritetet e sigurisë, klasat duhet nesër të rinisin mësim normalisht, shkroi drejtori i arsimit Heinrich Himmer.
Kjo vlen të paktën për studentët deri në 14 vjeç.
Katër civilë janë vrarë dhe 22 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm terrorist mbrëmjen e së hënës në Vjenë të Austrisë.
Ndërkohë, pas sulmit që tronditi botën, Austria ka shpallur tri ditë zije kombëtare në kujtim të viktimave të sulmit terrorist.