Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, sulmoi ashpër kryeministrin bullgar, lidhur me komentet e tij se “kandidati për postin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, ministri i Jashtëm, spanjoll, Josep Borrell, duhet të respektojë qëndrimin e BE-së mbi Kosovën dhe jo atë të Madridit.
Në një intervistë për Radiotelevizionin shtetëror të Serbisë, ministri serb tha se kryeministri bullgar nuk duhet t’i jap leksione zotit Borrell.
Ndaj këtyre deklaratave të Daçiqit ka reaguar sot kryeministri bullgar, Borisov i cili ka thënë se Daçiq duhet t’i kërkojë falje publike atij, transmeton Reporteri.net.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me këto deklarata, Borisov i cili po qëndron në Sarajevë është shprehur: “Pyetja është nëse Ivica Daçiq duhet të më kërkojë falje. Me çka e ofendova unë Daçiqin? Pse ishte sjellja ime e papranueshme?, tha para gazetarëve Borisov. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.