×
  • Lajme
  • Botë

    Pas Putinit, Trump kritika edhe Zelenskyt: Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme

    Reporteri
    26 Maj 2025 | 9:50

    Presidenti amerikan, Donald Trump, pas Vladimir Putinit, ka kritikuar edhe Volodymir Zelenskyn.

    Edhe pse zemërimi i tij ishte drejtuar kryesisht ndaj presidentit rus, Trump kishte fjalë të ashpra edhe për Zelenskyn duke thënë se çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme.

    “Ai nuk po i bën asnjë nder vendit të tij duke folur në atë mënyrë. Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen, dhe më mirë të ndalet”, shkroi ai në Truth Social.

    Marrëdhënia midis udhëheqësve amerikanë dhe ukrainas ka qenë e trazuar që nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke kulmuar me një grindje para kamerave në Zyrën Ovale në shkurt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!