Danimarka ka pezulluar vaksinën e AstraZeneca, pas rasteve të mpiksjes së gjakut, pavarësisht se në Bashkimin Evropian zotohen se vdekja e një pacienti në Austri nuk është shkaktuar nga kjo vaksinë.
Ministri danez i Shëndetësisë, ka bërë të ditur se autoritetet janë duke shqyrtuar nëse kishte ndonjë lidhje me vaksinën mpiksja e gjakut, pas disa rasteve të raportuara që një ka përfunduar me fatalitet, transmeton Telegrafi.
“Tani nuk mund të konkludojmë nëse ka pasur ndonjë lidhje. Po veprojmë herët, fillimisht duhet të hetohet rasti”, ka thënë Magnus Heunicke.
Kujtojmë që Danimarka i është bashkuar pesë vendeve tjera të BE-së që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës të AstraZeneca, përfshirë kështu, Austrinë, Estoninë, Lituaninë, Luksemburgun dhe Latvinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.