Gjendja shëndetësore e Presidentit të Turqisë Erdogan si edhe anulimi i disa takimeve të planifikuara bëri që në rrjetet sociale të shpërndahej thashethemi se ai ishte shtruar në spital, madje dhe se ka vdekur.
Lajmi u shpërnda në të gjithë botën, ku mediat më të njohura ndërkombëtare, përfshi edhe CNN raportuan mbi një ngjarje të tillë.
Nisur nga situata e krijuar, Erdogan zgjodhi të dalë vetë para mediave për të shuar zërat se kishte vdekur duke dhënë një konferencë për shtyp para gazetarëve me qëllimin e vetëm që të tregonte se ishte mirë me shëndet.
Pavarësisht se duket i lodhur dhe has vështirësi në të folur, Erdogan i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve duke dhënë mesazhin se vijon të qëndrojë në detyrë pavarësisht problemeve shëndetësorë.
Prokuroria turke nisi hetimin për 30 persona në Turqi pasi këta të fundit përhapen në rrjetet sociale lajmin se “Presidenti kishte vdekur”. Hetim ka nisur edhe ndaj atyre që kanë shpërndarë hallvë në rrugë pas lajmit të rremë se Erdogan kishte vdekur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.