×
  • Lajme
  • Botë

    Pas SHBA-së, edhe disa shtete evropiane i mbyllin ambasadat e tyre në Ukrainë

    Reporteri
    20 Nëntor 2024 | 14:38

    Suspilne, transmetuesi shtetëror i Ukrainës, raporton se Italia, Spanja dhe Greqia kanë mbyllur gjithashtu ambasadat e tyre në Kiev sot.

    Ambasada amerikane më herët tha se kishte marrë “informacion specifik” për një sulm të mundshëm të rëndësishëm ajror dhe do të mbyllej, raporton The Guardian.

    Suspilne raporton se inteligjenca tregon një sulm të kombinuar me dron dhe raketa në kryeqytet dhe nuk mendohet të ketë lidhje me ndryshimin e Rusisë në doktrinën e saj bërthamore dje.

    Mirëpo, siç raporton BBC, Ambasada spanjolle në Kiev është rihapur pas një mbyllje të përkohshme mëngjesin e sotëm. Kështu raportohet se ka konfrimuar tha Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës.

    Në një deklaratë, ata thonë se ambasada është “rihapur pas evakuimit të përkohshëm”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!