Kabienti i Kancelarit austriak, Sebastian Kurtz, ra dakord për një gamë të gjerë masash anti-terrorizëm që synojnë të mbyllin defektet e identifikuara në pjesën e sigurisë, pas sulmit terrorist nga ekstremistët fetar në Vjenë javën e kaluar.
Propozimet përfshijnë mbajtjen e individëve të dënuar për vepra terroriste prapa grilave për tërë jetën, mbikëqyrjen elektronike të njerëzve të dënuar për vepra të lidhura me terrorizmin pas lirimit dhe kriminalizimin e ekstremizmit politik të motivuar fetarisht.
Kurz tha se masat, të cilat do të sillen para parlamentit në dhjetor për votim, marrin një qasje të dyfishtë, duke vënë në cak si të dyshuarit për terror, ashtu edhe propaganduesit e ideologjisë që i shtyn ata.
“Ne do të krijojmë një vepër penale të quajtur ‘Islami politik’, në mënyrë që të jemi në gjendje të marrim masa kundër atyre që nuk janë vetë terroristë, por që krijojnë terren për to”, shkroi Kurz në Twitter pas mbledhjes së Kabinetit.
Katër njerëz u vranë në sulmin e 2 nëntorit, përfshirë edhe autorin e krimit. Njëzet të tjerë, përfshirë një oficer policie, u plagosën.
Autoritetet në Austri e kanë arrestuar autorin e aktit terrorist, Kujtim Fejzullahin, një shtetas i dyfishtë i Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.