Lideri konservator në Austri, Sebastian Kurz, është shumë afër rikthimit në pushtet pasi që një marrëveshje për koalicion është arritur me Partinë e Gjelbër, tre muaj pasi që partia e të parit fitoi zgjedhjet parlamentare.
Të shtunën mbrëma Partia e Gjelbër thirri një takim të kryesisë për fundjavën që vjen për të miratuar lidhjen e koalicionit.
Të dielën në mëngjes, Kurz dhe lideri i partisë tjetër, Uerner Kogler, thanë se një marrëveshje mund të ndodhë në mes të javës që vjen.
Një marrëveshje do të bëjë Kurzin përsëri Kancelar të Austrisë. Qeveria e fundit e drejtuar nga ai u rrëzua parakohe pasi që partnerët e tij të koalicionit u zunë në flagrancë në një video duke bërë afera korruptive, transmeton Express.
“Ende nuk kemi arritur në vijën e finishit, por pengesat kryesore në rrugën drejt krijimit të qevrisë janë kaluar”, tha Kurz.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.