×
  • Lajme
  • Botë

    Pas vdekjes së dy personave edhe Italia pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca

    Reporteri
    12 Mars 2021 | 9:39

    Autoritetet shëndetësore italiane kanë kërkuar ndalimin e përdorimit të një grumbulli të vaksinave nga AstraZeneca, pas vdekjes së dy burrave në Sicili, të cilët ishin inokuluar kohët e fundit, një burim afër kësaj çështjeje tha të enjten.


    Sipas medieve të huaja, autoriteti italian i ilaçeve, Aifa, konfirmoi se po ndalonte përdorimin e një grumbulli dozash si një masë “parandaluese”, duke shtuar se nuk ishte vendosur asnjë lidhje midis vaksinës dhe “ngjarjeve të rënda anësore” pasuese.

    Rregullatori nuk specifikoi se cilave incidente iu referua.

    Sidoqoftë, burimi tha se autoritetet shëndetësore u mobilizuan pas vdekjes së Setfano Paterno, një oficer i marinës 43-vjeçar dhe të Davide Villa, një polic 50-vjeçar, të cilët ishin injektuar me vaksinën AstraZeneca.

    Paterno vdiq të martën nga një sulm i dyshuar në zemër, një ditë pasi mori vaksinën, derisa Villa vdiq në fundjavë rreth 12 ditë pasi u vaksinua.

    Së fundmi Tajlanda e ka shtyrë shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-19 nga AstraZeneca mbi raportet e mpiksjes së gjakut pavarësisht se nuk ka prova për këtë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!