Pas pandemisë COVID-19, Kina po përballet me murtajën, e cila dhe pse e zhdukur gjatë shekullit të XX, ende vijon të qarkullojë në zona të ndryshme të botës.
Murtaja prej disa kohësh ka filluar të shfaqet gjithmonë më shpesh në disa zona të Azisë.
Pak ditë më parë autoritetet e rajonit kinez të Mongolisë, në kufi me shtetin që mban të njëjtin emër, kanë izoluar një fshat të tërë pas vdekjes të një personi pikërisht nga murtaja.
Testimet e deritanishme në fshatin e quajtur Suji Xincun kanë dhënë përgjigje negative, por autoritetet vijojnë të hetojnë, nga momenti që zona ka një historik të afërt me sëmundjen.
Muajin e kaluar në të njëjtën zonë disa lokalitete turistike ishin mbyllur pas konfirmimit të një rasti tjetër, dhe perimetri i një zone të tërë ishte rrethuar, ndërkohë që në nëntorin e kaluar u regjistruan disa raste të tjera të shkaktuara nga ngrënia e disa brejtësve, siç është rasti i lepujve të egjër, që ishin konsumuar pa u pjekur mirë. /Opnion.al /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.