Në një burg të Brazilit raportohet se kanë vdekur më shumë se 50 persona.
Përleshja mes grupeve zgjati për pesë orë ndërsa policia njofton se 16 të të burgosurve, iu është prerë koka. Raporte të tjera bëjnë me dije se një pjesë të burgut iu vendos flaka dhe shumë prej njerëzve u asfiksuan. Dy oficerë të burgut që u morën peng janë liruar.
Dy bandat rivale të përfshira në përleshje nuk janë identifikuar nga autoritetet, transmeton oranews.
Dhuna në burgjet e Brazilit nuk është e pazakontë. Vendi ka popullsinë e tretë më të madhe në botë prej rreth 700,000 banorësh, dhe mbipopullimi është një problem i përhapur.
Përleshjet midis bandave rivale janë të shpeshta. Në maj, 40 vetë u vranë në të njëjtën ditë në katër burgje të ndryshme në Manaus në shtetin Amazonas.
Një ditë më pas 15 të tjerë vdiqën në gjatë përleshjeve në burgjet në zonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.