×
  • Lajme
  • Botë

    Pasi vizitoi Kinën, vritet zyrtari i Koresë së Veriut

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 13:46

    Një zyrtar i Koresë së Veriut u ekzekutua, pasi i njëjti shkoi në një banjë publike, ndërsa ai ishte menduar të ishte në karantinë, ka pohuar një raport në Jug.


    Zyrtari i tregtisë u arrestua dhe u qëllua menjëherë pasi rrezikoi përhapjen e koronavirusit duke vizituar banjën publike, raportoi gazeta “Dong-a Ilbo”, transmeton Reporteri.net.

    Zyrtari ishte vendosur në izolim pasi udhëtoi në Kinë me Kim Jong-un duke imponuar ligjin ushtarak për të zbatuar bllokimin, thanë burimet.

    Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar ende ndonjë rast të virusit, por ka ndërmarrë masa drastike për ta ndaluar atë përhapjen në kufirin e saj me Kinën./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!