Pas vullkanit në Filipene, i gjithë vendi është kthyer në gri pasi vullkani Taal derdhi lavën gjatë kësaj jave.
Rënia e hirit që u shkaktua nga vullkani, ka dëmtuar të lashtat me vlerë mbi 10 milion dollarë, sipas Departamentit të Bujqësisë. Fotografitë tregojnë kafshë, bimë, njerëz e shtëpi të mbuluara me hirin e madh.
Një foto ka tërhequr vëmendje të madhe. Ajo tregon një fermer me korrat e tij të shkatërruara, ananasët që më nuk ishin jeshilë por ngjyrë hiri.
Fermeri tha se është hera e parë që ai ka përjetuar një shkatërrim të tillë në 17 vitet e tij.
”Ne nuk do jemi në gjendje të korrim ananasin, thjesht duhet të pranojmë që do pësojmë humbje. Edhe nëse jemi në gjendje të korrim disa nga ta, klientët kanë frikë të vijnë për shkak të shpërthimit, dhe kështu ananasët do kalben.”
Hiri po kërcënon edhe njerëzit përveç të lashtave. Njerëzit janë këshilluar të veshin maska për t’u mbrojtur nga hiri. Qytetet e tëra janë mbushur me blozë, dhe qeveria e Filipinës po zbaton bllokime në disa qytete që rrethojnë vullkanin. Asnjë viktimë nuk është raportuar deri më tani.