Mijëra pelegrinë myslimanë hodhën shtatë gurë në shtyllën e ‘shejtanit’ në Mina, si simbolik e tundimit, ndërsa pelegrinazhi i haxhit vazhdoi.
Pelegrinët mbanin maska dhe ruanin distancën shoqërore në haxhin që po mbahej për herë të dytë gjatë pandemisë së koronavirusit.
Në vitet e mëparshme, rreth dy milion njerëz shkaktuan rrëmujë vdekjeprurëse gjatë ritualit, por këtë vit, rreth 60 mijë pelegrinë të vaksinuar janë lejuar që të marrin pjesë në haxh, shkruan AP, transmeton KK.
Numri i kufizuar i personave për të shkuar në haxh, i privon myslimanët nga përmbushja e një detyrimi islamik dhe shkakton humbje financiare në Arabinë Saudite e cila në vitet para pandemike mori miliarda dollarë gjatë kësaj periudhe.
Haxhi, i cili zgjat rreth pesë ditë, përfundon me festimin e Kurban Bajramit, festë kjo e cila shënohet me shpërndarjen e mishit tek të varfërit në të gjithë botën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.