×
  • Lajme
  • Botë / Gara presidenciale

    Pelosi i ka thënë privatisht Bidenit se s’do të mund të fitojë kundër Trumpit, ai i kundërpërgjigjet

    Reporteri
    18 Korrik 2024 | 10:15

    Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, i ka thënë privatisht presidentit amerikan, Joe Biden, në një bisedë që e patën së fundmi, se sondazhet tregojnë se ai nuk mund ta mposhtë kandidatin për president, Donald Trump, dhe se Bideni, mund të shkatërrojë shanset e demokratëve për të fituar Dhomën e Përfaqësuesve gjatë muajit nëntor, nëse ai vazhdon ta kërkojë edhe një mandat të dytë, raporton CNN.

    Por përgjigja e presidentit Joe Biden ka qenë e shpejtë. Ai i ka thënë Pelosit se i ka parë sondazhet dhe ato tregojnë se ai mund të fitojë. Bideni duket se ka dalë me një qëndrim mbrojtës në lidhje me sondazhet, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Kjo bisedë mes tyre është zhvilluar përmes një telefonate, por nuk dihet data e saktë, derisa raportohet se ka qenë gjatë javës së kaluar, që do të thotë, pas debatit katastrofik të Bidenit kundër Trumpit.

    Nuk dihet nëse Pelosi ia ka kërkuar Bidenit largimin nga gara presidenciale 2024.

    “I takon presidentit të vendosë nëse ai do të kandidojë. Ne të gjithë po e inkurajojmë që të marrë atë vendim sepse koha po ikën”, kjo është një ndër deklaratat e Pelosit që ka bërë bujë javën e kaluar.

    Nga Shtëpia e Bardhë nuk kanë dashur të komentojnë bisedën e Pelosit me Bidenin por vetëm kanë thënë se “Bideni është i nominuari i partisë”.

    “Ai planifikon të fitojë dhe mezi pret të punonë me demokratët në Kongres”, u shpreh zëdhënësi Andrew Bates nga Shtëpai e Bardhë./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!